Ministrja e Arsimit, Evis Kushi bëri disa sqarime për provimet e maturës, në përgjigje të interesit të disa maturantëve. Gjatë një interpelance, Kushi deklaroi se maturanti do të jetë kalues nëse merr 15 pikë në një provim. Ajo shtoi se rezultatet e testeve do të dalin brenda 30 qershorit, raporton “Vizion Plus”.
“Në fakt nisur nga kërkesat e maturantëve por edhe nga gjykimi i ekspertëve, një pjesë e pyetjeve të jetë e strukturuar me alternative dhe një pjesë me zhvillim. Testi 60 pikë, 20 pikë pyetjet me alternative, 40 me pikë pyetjet me zhvillim. 3 nivele vështirësie testi i maturës. Janë 4 provime, 3 paraprovime të detyrueshme, gjuha shqipe, matematika dhe gjuha e huaj si dhe 1 provim me zgjedhje. Është vendosur që pragu i kalueshmërisë të jetë 25%, një maturant duhet të marrë 15 pikë nga 60 që të jetë kalues në provimin e matures. Niveli i parë i vështirësisë pëmban 40% e testit . Dua të thkesoj që ky ndryshim u zbatua në maturën e 2020. Do t’i angazhojmë maksimalisht të gjitha stafet që rezultatet e maturës të shpallen brenda datës 30 qershorit. Diplomat do të lëshohen brenda datës 15 korrik.”
Ajo paralajmëroi maturantët se nëse do të kapen me celularë në provim, do të përjashtohen.
“Këtë vit kemi vendosur që të ndryshojmë rregullore, nëse një maturant konstatohet me celular, përjashtohet nga provimi dhe mund ta jap atë në sezonin e vjeshtës. Tani cilat janë rastet kur një maturant përjashtohet nga provimi. Kur ndryshon vendin që i është përcaktuar në sallë. Së treti kur komenton me zë të lartë pyetjen apo kur jep dhe merr info me shokët e klasës në lidhje me testin apo dhe kur refuzon kontrollon nga administratorët në procesin e hyrjes në provim. Maturantit nuk i njihet rezultati kur konstatohet një ngjyrë stilolapsi ndryshe nga ai që përcaktohet në rregullore. Apo kur ka shenja të dallueshme në shenjat testit, apo kur testi është grisur.”