Të martën humbi jetën në Bulevardi ‘Migjerni” në zonën e Unazës së Re, 45 vjecari Fatmir Avdillari, i njohur ndryshe si “Xubi i Yzberishtit”.
Ai u përfshi në një aksident, teksa lëvizte me motor në këtë zonë.
Viktima u godit nga një makine tip “Toyota Yaris”.
Policia arrestoi disa orë më vonë drejtuesin e makinës që shkaktoi vdekjen e Fatmir Avdillarit.
Bëhet fjalë për 39 vjecaren me iniciale A.M.
“Xubi i Yzberishtit” ishte një personazh I njohur per drejtësinë dhe jo vetëm pasi së bashku me vëllain e tij, Ilir Avdillarin dhe disa persona të tjerë kanë qenë të njohur si anëtarë të “Bandës së Yzberishtit” në vitet ’97-’98, të akuzuar për shumë vepra penale, mes të tjerash edhe vrasje.
“Xubi” mes të tjerash ishte dënuar për vrasjen e Ardian Tahirit, ngjarje e ndodhur më 11 prill 2009, dhe për vrasjen e biznesmenit italian Stefano Rossi në vitin 1998.