Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën britanike “The Telegraph” ka thënë se Serbia është duke kërcënuar me luftën e tretë ballkanike.

Kurti ka akuzuar presidentin Vuçiç se po sillet si Gjermania mes dy luftrave botërore.

“Ata duan të sillen sikur të jenë Gjermania mes dy luftrave botërore: Nëse nuk do të na kënaqni, ne do ta shkaktojmë edhe një[luftë] tjetër. Sepse e kanë bërë një herë në vitet e 90-ta”, ka thënë Kurti.

Presidenti i Republikës së Kosovës shtoi se Serbia ka rritur tej mase shpenzimet për ushtrinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nëse i kontrolloni shifrat për shpenzimet ushtarake të shpenzuara në Serbi, të cilat vitet e fundit janë rritur në qiell. Për kë po i blejnë të gjitha këto?.Fakti që po e them këtë me shumë qetësi, është sepse e kam parë teksa muaj e vite më parë”, shtoi ai. “Është një analizë racionale – jo emocional”, ka thënë tutje Kurti.