Kurti refuzon “Ballkanin e Hapur”: Ështe Serbia ajo që duhet të ndryshojë qasje ndaj Kosovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kurti refuzon “Ballkanin e Hapur”: Ështe Serbia ajo që duhet të ndryshojë qasje ndaj Kosovës

Kryeministri Albin Kurti, i qëndron vendimit se Kosova nuk do t’i bashkohet nismës “Ballkani i Hapur”. Pas takimit të Ohrit, ai sqaroi se nëse një iniciativë e tillë do të ishte e drejtë, Serbia duhet të ndryshonte qasje ndaj Kosovës.

ALBIN KURTI
KRYEMINISTRI I KOSOVES

“Për të pasur Ballkan të Hapur, është Serbia ajo që duhet të hapet ndaj Kosovës. Është Serbia që duhet të ndryshojë që Ballkani të jetë demokratik paqësor dhe i sigurt. Ne e flasim të vërtetën e të drejtën. Jemi të bindur se rruga e duhur është që po ndjekim ne. Kur ka iniciativa të tilla duhet të shikojmë se a janë të gjitha anëtarët pjesëmarrës. 6 shtete janë të barabarta në procesin e Berlinit.”

 

Advertisement

Për mbledhjen e Ohrit reagoi edhe presidentja Vjosa Osmani. Ajo e konsideroi absurd faktin që Serbia të jetë pjesë e programit “Partneritet për Paqe” të NATOS, edhe pse ajo nuk synon anëtarësimin në aleancë.

 

VJOSA OSMANI
PRESIDENTE E KOSOVES

“Jemi duke punuar me SHBA dhe të tjera të NATO-s që të binden edhe ato 4 shtete të NATO-s që nuk e kanë njohur Kosovën që të mos na pengojnë. Po përballemi me situatë absurde ku shtete si Serbia apo Bjellorusia janë në PFP përkundër që janë AntiNATO dhe nuk kanë synim për anëtarësim, kurse Kosova që e ka formuar shtetin me ndihmën e NATO-s akoma nuk e ka marrë një ftesë të tillë.”

Advertisement

 

Serbia është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ka refuzuar të vendosë sanksione ndëshkuese ndaj Rusisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy