Kryeministri Kurti dhe homologue tij Rama, fill pas takimit mes delegacioneve të dy qeverive në Prishtinë, kanë dal në një konferencë për shtyp.
Pasi uroi Ramën dhe qeverinë e tij për mandatin e trete qeverises, albin Kurti tha se dy kabinetet qeveritare duhet të rrisin bashkëpunimin dhe të shtojnë projektet e përbashkëta.
“Kosova dhe qytetarët e saj i gëzohen progresit në Shqipëri. Përtej sfidave, dy qeveritë tona kanë mundësi e potencial për të realizuar projektet që priten nga qytetarët e dy vendeve. Ne duhet ta rrisim bashkëpunimin për më shumë drejtësi, barazi e mireqënie për dy vendet”, ka thënë Kurti.
Kreu i qeverisë së Kosovës se duhet sa më shpejt të hiqen barrierat, për të lehtësuar ekonomine e të dyja vendeve.
“Do të punojmë së bashku që tregu të jetë më unik, që qytetaret dhe mallrat të ecin sa më me pak pengesa dhe shpejtë. Kjo është e mundur mes nesh, sepse kemi besimin e plotë te njëri-tjetri”.
Albin Kurti njoftoi se Shqipëria dhe Kosova do të kenë një sekretar koordinues , post që do të mbahet nga Gentian Salaj, i cili ka pasaporta të dy vendeve.