Kurti i shkruan Erdoganit: Shqiptarët në Turqi dhe turqit në Kosovë, urë miqësie midis dy vendeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kurti i shkruan Erdoganit: Shqiptarët në Turqi dhe turqit në Kosovë, urë miqësie midis dy vendeve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili pritet të zgjidhet kryeministër i Kosovës, i ka shkruar letër presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erodogan.

Kurti e ka falënderuar presidentin turk për letrën e urimit për fitoreb e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Kurti shkruan se në këto zgjedhje kosovarët kanë vendosur “ta ndryshojnë rrënjësisht të ardhmen e tyre”.

Ai thekson se shqiptarët në Turqi dhe turqit në Kosovë janë urë miqësie midis dy vendeve.

Advertisement

“Më 14 shkurt të këtij viti, përmes zgjedhjeve demokratike, qytetarët e Republikës së Kosovës vendosën të ndryshojnë rrënjësisht të ardhmen e tyre. Shqiptarët në Turqi dhe turqit në Kosovë janë një urë miqësie midis vendeve tona. Unë e vlerësoj e banorëve turq në Kosovë dhe ata do të vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm edhe gjatë qeverisjes time”, shkruhet në letër.

Kurti shkruan se qytetarët e Kosovës janë falënderues për ndihmën  që kanë dhënë shteti dhe populli turk në kohët më të vështira.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy