Aktivistja Evi Kokalari ka publikuar një video të filmuar nga deputetja Albana Vokshi gjatë protestës së zhvilluar në 8 janar në selinë blu.

 

Kokalari thekson se dera kryesore e PD nuk ishte e blinduar dhe të parët që hynë në ambientet e brnedshme të selisë ishin gratë deputete dhe kryetare degësh. Ajo shton se Basha i la qëllimisht të hynin brenda, dhe më pas i sulmoi me gaz.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kurthi i Lulzim Bashaes!!
Dera kryesore e PDsë nuk ishte blinduar dhe u hap kollaj. Të parët që hyn në Seli ishte nje grup i përbërë nga gratë – deputete dhe kryetare degësh – kjo me qëllim që kur ata të Bashës ti shikonin, të kuptonit që s’ka asgjë për tu trëmbur.
Basha ndërkohë i la njerëzit të hyjnë në seli dhe i sulmoj me gaz kur ata ishin brënda në ndërtesë.

Siç shihet në video, xhamat u thyen nga brënda sepse ishte e pamundur të dilje dhe njerëzit nuk merrnin dot frymë.
Nëse ky nuk është akt kriminal, nuk di çfarë është.
Basha duhet të dalë përpara drejtësisë për organizimin e këtyre akteve kriminale.
Video është filmuar nga Albana Vokshi”, shkruan Kokalari.