Një automjet tip “Ford Focus” ka marrë flakë në ecje në Sanxhak të Kurbinit. Raportohet se si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit.
Ky i fundit është transportuar në spitalin e Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha. Gjendja e tij shëndetësore raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Advertisement
Njoftimi i policisë:
Në Sanxhak, si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë në ecje automjeti tip Ford Focus, me drejtues shtetasin A. L. i cili për pasojë ka marrë lëndime fizike dhe është transportuar në Spitalin e Traumes Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Advertisement