Pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Angli u mbyll në disavantazh për Kuqezinjtë.
Pavarësisht se bëmë një lojë të mirë, me rezistencë dhe raste për të shënuar, Harry Kane kaloi në avantazh anglezët.
Advertisement
Kapiteni i “Tre Luanëve” dërgoi me kokë topin në rrjetë në minutën e ‘39.
Shqipëria pati një rast flagrant për të shënuar në minutën e ’13, ku në një kundërsulm, Hysaj shërbeu Uzunin në sulm, i cili, pothuajse vetëm kundër Pope, e nxori topin mbi tra.
Advertisement