Kombëtarja shqiptare nisi përgatitjet në kuadër të dy ndeshjeve kualifikuese të botërorit Katar 2022. Fillimisht kuqezinjtë ndeshen më Hungarinë këtë të shtunë dhe 3 ditë më vonë presin në shtëpi kundërshtarin direkt,  Poloninë. Këtë të hënë skuadra e drejtuar nga trajneri Edi Reja u grumbullua në Durrës ku grupi ishte i plotë, ndërsa ishin bashkuar dhe futbollistët që luajtën në fundjavë në kampionatet kombëtare.

Tekniku italian e nisi stërvitjen duke punuar më shumë  për rikuperimin fizik të lojtarëve,  sesa në planin taktik apo skemën, që skuadra do të ndjeke për ndeshjen e kësaj fundjave.

Një pjesë e lojtarëve që luajtën në fundjavë me ekipet e tyre zhvilluan përgatitje të reduktuar, ndërsa të tjerët u stërvitur normalisht. Një nga shqetësimet e Rejës është futbollisti Ardian Ismajli, i cili shfaqi probleme fizike dhe për këtë arsye nuk u aktivizua edhe me Empolin në kampionat. Megjithatë gjendja e lojtarit do vlerësohet në ditët në vijim dhe më vonë do jepet vendimi nëse do të jetë apo jo i gatshëm.

Shqipëria ndeshet këtë të shtunë me Hungarinë në Budapest dhe në datën 12 tetor pret Poloninë në stadiumin kombëtare në Tiranë . Aktualisht kuqezinjtë kanë 12 pikë pas 6 ndeshjeve , 1 më shumë se polakët e vendit të dytë .

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";