Kuotat gjinore në listat e deputetëve, reagon OSBE: Mirëpresim përpjekjet aktuale ndërpartiake, të drejtuara nga gratë deputete

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kuotat gjinore në listat e deputetëve, reagon OSBE: Mirëpresim përpjekjet aktuale ndërpartiake, të drejtuara nga gratë deputete

OSBE ka reaguar lidhur me ndryshimet e mundshme të Kodit Zgjedhor, diskutime rreth të cilit po zhvillohen në seancën maratonë plenare.

Në reagim thuhet se OSBE çmon përparimet e derimëtanishme në fushën e barazisë gjinore që ka bërë Shqipëria gjatë viteve të fundit, teksa theksohet që pritshmëritë janë që të tilla zhvillime të vijojnë.

Ky reagim vjen pas depozitimit në Kuvend të një amendamenti që ka bërë bashkë deputetet nga të dyja kahet politike, të cilat kërkojnë që përcaktohet edhe formula se si do të bëhet renditja e kandidatëve në listat për deputetë, duke respektuar kuotat gjinore.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri çmon përparimin e jashtëzakonshëm në fushën e barazisë gjinore që ka bërë Shqipëria gjatë viteve të fundit, veçanërisht për pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e grave në jetën politike.

Advertisement

Ne mirëpresim përpjekjet aktuale ndërpartiake, të drejtuara nga gratë deputete, dhe shpresojmë që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të garantojnë pozitën udhëheqëse të Shqipërisë në rajon e më gjerë në lidhje me përfaqësimin gjinor në parlament”, thuhet në reagim./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy