Kumbaro në Velipojë: Ndryshim rrënjësor, dyfishojmë ekipet njerëzore dhe pajisjet për pastrimin 24 orë në 24

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Velipoja do të jetë një nga njësitë vendore që do të mbështetet nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit, si pjese e operacionit Plazhe të pastra.

Gjate nje inspektimi, ministrja e turizmit Kumbaro tha se këtë sezon si pasojë një fluksi dhe më të lartë turistësh kërkohet një bashkpunim dhe kordinim më i madh

“Pasi kemi bërë gjithë punën koordinuese mes dy ekipeve për sa i përket operacionit “Plazhe të pastra” që fillon që me 15 qershor deri më 15 shtator. Jam shumë e kënaqur që e mbështesim bashkinë e Shkodrës këtë vit duke dyfishuar gjithë forcat edhe ekipet njerëzore e pajisjet me pastrimin 24 orë në 24 në të shtatë ditët e javës në gjithë vijën e bregdetit. Është për t’u përgëzuar që kur e krahasoj me dy vite më parë, është një pamje komplet tjetër, sidomos për sa i përket çlrimit të hapësirave publike duke nisur nga kjo shëtitore”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Aktuliusht ligji parashikon se  ndarja e plazheve është 70 me 30. Por hapësirat  publikë në këtë zonë janë edhe më të mëdha.

Advertisement

“Lirimi i hapësirave publike ka krijuar një lloj pastrimi të mbetjeve që ka pasur përgjatë shëtitores. Sot kemi 40% plazhe publike dhe kemi krijuar një model të administrimit të plazhit publik që do të aplikohet edhe në 5 të tjera. Bashkëpunimi me Ministrinë për çështjen e pastrimit është diçka e domosdoshme dhe besoj këtë vit do të kapim standardet më të larta”, u shpreh kryebashkiaku i Shkodrës.

Operacioni “Plazhe të Pastra” ka hyrë në vitin e tretë të tij dhe gjatë këtij sezoni veror do të mbështesë 7 bashki në pastrimin e plazheve: Himarën, Sarandën, Vlorën, Rrogozhinën, Kavajën, Durrësin dhe Shkodrën. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy