Policia e Skraparit ka arrestuar një 31-vjeçar dhe ka proceduar vëllanë e tij pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.
Gjatë kontrolleve janë asgjësuar 342 bimë cannabisi, ndërsa janë sekuestruar fara dhe sasi të kësaj lënde, si dhe fishekë luftarak.
“Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi L. Q., 31 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë vëllai i tij, shtetasi T. Q., 44 vjeç, të dy banues në fshatin Krastë”, njofton policia.
Nga hetimet rezultoi se 31-vjeçari është autor i kultivimit të 342 bimëve narkotike, në fshatin Krastë, si dhe se kishte hapur 100 gropa në zonë, me qëllim kultivimin e bimëve të tjera.
Në pamjet e siguruara gjatë periudhës hetimore, ky shtetas shfaqet duke u kujdesur vazhdimisht për bimët narkotike./vizionplus.tv