TIRANË – Katër persona janë arrestuar, ndërsa 4 të tjerë janë vënë nën hetim pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit “Mountain” u bë arrestimi i shtetasve  Fatime Gjediku, 60 vjeç, Idajet Gjediku, 37 vjeç,  Jednor Gjediku, 34 vjeç dhe Elvis Elezi 30 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Nën hetim janë shtetasit A. Gj., 56 vjeç, kryetar i fshatit Shëngjin, Zall Bastar; R. K., 57 vjeç dhe R. L., 59 vjeç, punonjës (rojë) të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura.

Gjithashtu, në bashkëpunim me AMP, ka filluar procedimi në gjendje të lirë për punonjësin e Policisë (SPZ) Ervin Dajti, 38 vjeç.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

4 shtetasit e arrestuar dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në fshatin Shëngjin, Zall Bastar, ndërsa shtetasit e proceduar në gjendje të lirë, dyshohet se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Një pjesë e bimëve narkotike u asgjësua me anë të djegies, ndërsa pjesa tjetër u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./vizionplus.tv