Kulinaria, atraksion turstik/ Denaj me fermerët në veri: Do të vijojmë subvencionet 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kulinaria, atraksion turstik/ Denaj me fermerët në veri: Do të vijojmë subvencionet 

Anila Denaj zgjodhi qarkun e Shkodrës për të kryer vizitën e saj të parë si ministre e Bujqësisë si dhe për të dhënë mesazhin se qeveria do të vijojë të mbështesë me subvencione fermerët.

 

“Do të vijojmë mbështetjen me subvencione, garantojmë konkurrueshmëri në prodhim  ministrja Denaj me fermerët : 83% e produkteve organike, kulinaria në rajonin verior atraksion turistik “Në Shkodër dhe në të gjithë rajonin verior të vendit, kemi ende kapitale të pa shfrytëzuara dhe ne kemi shumë punë, për të zhvilluar të gjitha ato potenciale që ka bujqësia dhe ekonomia rurale këtu”, – u shpreh Denaj

 

Advertisement

Shkodra përfaqëson një zonë ku 70% e produkteve janë për konsum familjar dhe për turizmin lokal. Ndërkohë që pritshmëritë e ministrisë janë që eksporti i produkteve bujqësore të kalojë 1 miliardë euro.

 

“Në këtë qark, 70% e produkteve shkojnë nga ferma tek turizmi e familjet, dhe 83% e këtyre  produkteve janë organike . Ky është një lajm shumë i mirë që e bën kulinarinë shqiptare të jetë një atraksion turistik dhe nesër vizitorët e huaj të mos vijnë vetëm për bregdetin, por të vijnë edhe për ushqimin”. Së dyti, 51 % e qytetarëve këtu, janë pronarë fermash me moshë nën 45 vjeç, shumica e tyre. Unë e di çështjen e fuqisë punëtore, sepse nuk i ndodh vetëm sektorit të bujqësisë , është problematikë, por ama duhet të kuptojmë që fermerët duhet të paguhen, jo në të zezë, sepse skema e sigurimeve shoqërore për fermerët janë shumë të ulëta, por duhet të paguhet në mënyrë të denjë të menjëhershme, për aq kohë sa është sezoni”, – theksoi Denaj.

 

Advertisement

Ministrja i bëri apel fermerëve të bashkëpunojnë për zgjerimin e bashkimit, një skemë kjo që garanton rritje të prodhimit, ndërsa përfitimet si mbështetje nga qeveria janë edhe më të mëdha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy