Mbrëmja e së shtunës shënoi nisjen e reshjeve të borës Kukës. Trashësia e borës në mesnatë në zonat e larta malore arriti deri në 25 cm. Në qytetin e Kukësit, trashësia e borës ishte papërfillshme.
Ndërkohë mëngjesin e kësaj të diele u rikthyen e reshjet e shiut. Aktualisht Rruga e Kombit dhe akset e tjera kombëtare janë të qarkullueshme pa probleme. Në Rrugën e Kombit, kompania koncesionare gjatë gjithë natës së djeshme nxorri borëpastruese për pastrimin e saj dhe kriposjen e saj, ndërsa me rikthimin e reshjeve mjetet për pastrimin në segmente ku mund të ketë renie të gurëve por deri më tani nuk raportohet për probleme të tilla.
Problematika vërehen në rrugët rurale ku ka prani inertesh dhe bore në segmente të caktuar .Bashkia e Kukësit njoftoi se mjetet dhe makineritë e saj janë në terren për rrugët e fshatrave ku mund të paraqiten problematike të shkarjes së inerteve dhe prezencës së borës.
“Në fshatin Shtiqën ka patur përmbytje të disa tokave bujqësore afër aeroportit, ku mjetet e Bashkisë dhe të aeroportit po punojnë për pastrimin e kanalit kullues për largimin e këtyre ujrave. Gjendja e rezervareve është nën monitorim të vazhdueshëm. Furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm është normal.”
Sipas shtabit të emergjencave civile të Bashkisë Kukës, deri më tani nuk raportohet për probleme. Në 24 orët e fundit prurjet në Liqenin e Fierzës shënojne 1200 metër kub ujë në sekonde. Aktulisht sipas të dhënave të Komisionit Rajonal të Mbrojtjes Civile, kuota e tij shënon 282.71 metra. Ndryshe rikthimi i reshjeve të shiut ka shkaktuar problemtika të pranisë së ujit sidomos në rrugët dytësore dhe zonat periferike të qytetit të Kukësit.