
Kukësi është mbuluar nga mjegulla. Orët e para të ditës kanë sjellë vështirësi në qarkullim për shkak të pamjes së kufizuar.
Policia e Kukësit u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të lëvizin me drita të ndezura.
Advertisement
Më problematike situata paraqitet në Rrugën e Kombit, një pjesë e së cilës ka dendësi të madhe të mjegulles, duke vështirësuar qarkullimin ndërkohë që fluksi i lëvizjes së automjeteve ka filluar të rritet për shkak të ardhjes së emigrantëve për festat e fundvitit.
Mjegull të dendur ka edhe në segmentin Fushe Dugagjin – Tuneli i Kalimashit, duke e bërë pothuajse të pakalueshme këtë rrugë.
Advertisement