Kockat janë pjesa më rezistente dhe njëkohësisht më delikate e trupit. Thuhet se janë më të forta se çeliku, por gjithsesi njerëzit përjetojnë çdo ditë probleme me to. Ndër më të shpeshtat janë thyerja, dhimbja apo gërryerja nga sëmundje si osteoporoza apo artriti.

Mjeku popullor Irfan Gjeçi, i ftuar në “7pa5”, të moderuar nga Alma Çela dhe Syrjan Rahova ka dhënë disa këshilla se si duhet të kujdesemi për shëndetin e kockave. Pas moshës 50 vjeç, gratë hasen me probleme më të mëdha, për shkak edhe të menopauzës.

Mjeku Gjeçi: Pas moshës 45-50 vjeç shumë gra kanë probleme me kockat. Gratë më shumë se burrat, për shkak se kur kalojnë në menopauzë humbasin minerale, humbasin vitamina nga trupi dhe kjo sjell dobësim të kockave dhe të gjithë shëndetit të tyre. Është e domosdoshme të tregohet një kudjes i veçantë sepse duhet të krijohen të gjithë elementët që largohen nga trupi. Duhen shtuar dozat e vitaminave. Selen-magnez-zinku duhet të jenë të pranishme gjithmonë në normat e caktuara. Njëkohësisht duhet shtuar vitamina C në formë pluhuri. Duhen konsumuar gjihë llojet e arrave dhe kolagjeni.

Duhen përdorur edhe kockat, të cilat zihen deri në 10 orë dhe lëshojnë kolagjen natyral. Mund të merret një kokërr vezë, të lahet mirë, të vendoset në një filaxhn  dhe të mbulohet me lëngun e limonit. Kjo lihet gjithë ditën dhe të nesërmen e pimë. Në këtë mënyrë ne kemi mundësi që të marrim të gjithë kalcfikimin e vezës dhe të jetë i përthithshëm. Të gjitha llojet e perimeve dhe frutave duhet të përdoren. Duhet të hiqet dorë nga ushqimet e njëanshmme që hamë jashtë. Duhet shtuar lëngu i karrotës, i panxharit. E mira do të ishte që çdo person 1-2 herë në vit, për një muaj resht, të merrte vajin e ullirit, 1-2 lugë, ta përziej me lëng limoni dhe ta pijë çdo mëngjes. Ndihmon gjithë aparatin metabolik. Duke bërë aktivitet fizik do të jemi më të fortë, për arsye se të gjitha proceset do të kryhen në rregull. Nuk do të kemi mpirje sepse duke qëndruar sa më shumë ulur, bëhemi më dembelë. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";