
ARRSH sqaroi permes nje njoftimi ne rrjetet sociale se reshjet e debores mengjesin e kesaj te diele jane pakesuar ndjeshëm!
Shqetesimi me i madh eshte ne aksin Qafe Thore-Theth, ku vazhdon te kete nje rrezik te ndjeshem si pasoje e renies se ortekëve.
Ne akset e tjera rruget jane pa probleme, sqaroi ARRSH.
NJOFTIMI I AUTORITETIT RRUGORE
Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve
duke sjellë një qetësim të situatës
Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme
Në aksin Qafë Thore-Theth, në zonën e tuneleve, vazhdon rënia e ortekëve duke sjellë vështirësi për mjetet dhe punëtorët për pastrimin e rrugës
dendësia e dëborës mbi 1⃣m
Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren
për të mbajtur qarkullimin në normalitet
Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore
#ARRSH #MIE