Shqipëria ka nisur përgatitjet për të mirëpritur qindra afganë që do të strehohen përkohësisht në vendin tonë.
Burimet thanë se ata do të vendosen në Tiranë dhe Durrës. Kryeqyteti do të hapë dyert e konvikteve të Qytet Studentit për afganët, ndërsa në Durrës ata do të strehohen në disa hotele.
Advertisement
Studentëve u është kërkuar të zhvendosen nga godina nr.2 dhe nr.4 në godina të tjera, për të paktën tre javë. Shpenzimet e akomodimit të tyre do të mbulohen nga NATO.