Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga të njejtat kushte atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Vranësirat hera-herës në zonat malore të jugut do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-4m/sek ndërsa përgjatë luginave dhe bregdet era me shpejtësi deri në 5-7m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore 10 deri 28°C
në zona e ulëta 10 deri 30°C
në zona bregdetare 13 deri 27°C
Rajoni i Ballkanit do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të tij përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet e larta malore. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara në malet e pjesës perëndimore.
Në pjesën veriore të kontinenentin do të ndikojnë motin 2 sisteme ftontale. Këto në të gjithë pjesën veriore do të sjellin reshje shiu e temperatura të ulëta për muajin. Jugu e qendra e kontinenetit do të përfshihet nga moti i qendrueshëm me temperatura në rritje e vranësira kalimtare.