Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare më të theksuara në relievet malore në lindje. Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-jugperëndim dhe shpejtësi 1-5m/sek. Valëzimi në dete i forcë 1 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore -4 deri 13°C
në zona e ulëta -1 deri 17°C
në zona bregdetare 4 deri 17° C
Rajoni i Ballknait do të ketë mot të kthjellët ndërsa në zona të larta malore edhe vranësira kalimtare. Temperaturat negative do të sjellin ngrica në mëngjes në pjesën më të madhe të gadishullit.
Sa i përket kontinentit europian pjesa qëndrore dhe ajo jugore do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferikme me mot me diell e rritje temperaturash. Pjesa veriore dhe lindore do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme me mot të vranët si dhe reshje shiu e dëbore.