Kthjellime dhe vranësira/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kthjellime dhe vranësira/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme në vend do të ketë mot të kthjellët me vranësira kalimtare gjatë ditës. Në të gjithë vendin do të jenë të pranishme ngricat e forta në rrugë dhe në zonat malore këto do të jenë prezente gjatë gjithë 24 orëshit.

 

Edhe pse gjatë ditës do të mbizotërojnë orët me diell përgjithësisht do të jetë mot i ftohtë. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 3-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare 10-15m/s. Valëzimi në dete i forcës 2-3ballë.

 

Advertisement

Temperaturat parashikohen: në zona malore -9 deri 1°C
në zona e ulëta -4 deri 11°C
në zona bregdetare -1 deri 11° C

 

Rajoni i Ballkanit do të jetë në ndikim të masave ajrore të ftohta. Kështu në pjesën më të madhe të vendeve do të mbizotërojë moti me ngrica. Dëbora e dobët do të përfshijë zona në lindje të rajonit ndërsa pjesa perëndomore do të ketë orë me diell.
Masat e ftohta do të prekin kryesisht Europën lindore e do të sjellin në këto vende ngrica dhe dëborë.

 

Advertisement

Pjesa qendrore e kontinenentit përgjithësisht do të ketë mot të qendrueshëm por me mëngjese e mbrëje të ftohta. Në vendet më perëndiomore dhe veriperëndimore do të ketë ndikim të fortë të ciklonit të Islandës i cili do të sjellë kryesisht reshje shiu e rrebeshe të vazhdueshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy