Stina e verës me ditë me diell dhe temperatura relativisht të larta do të vijojnë edhe për javën që presim përpara.
Java nis me ditën e hënë, ku moti parashikohet fillimisht i kthjellët, por nga orët e mesditës në ato të pasdites do të ketë shtim vranësirash.
Në zonën e veriut dhe qendrës, këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokalisht në formë shtrëngatash. Në relievet malore në formën e stuhive dhe rrebesheve afatshkurtër.