
Sot pritet të nisë vaksinimi anti Covid në Vlorë. Mirëpo, para nisjes së procesit të vaksinimit, një kryevaksinator është shfaqur në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe i ka rënë të fikët.
Bëhet fjalë për Piro Begajn, rreth 50 vjeç, i cili është shoqëruar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, raporton Vizion Plus. Burime nga spitali rajonal thonë se mjeku nuk ndodhet në gjendje të rëndë.
Advertisement