Kryetarja e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ILDKPKI-së, Evgjeni Bashari, deklaroi se këtë vit 33 zyrtarë të nivelit të lartë janë ndëshkuar me gjobë.

 

Teksa bënte bilancin gjatë një viti në këtë institucion, Bashari raportoi nga Kuvendi se ka përfunduar kontrolli i 238 kandidatëvë, përfshirë kandidatët për anëtarë në Gjykatën Kushtetuese, BKH etj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kemi përfunduar kontrollin e plotë për 238 kandidatë, përfshirë kandidatët për anëtarë në Gjykatën Kushtetuese, gjyqtar në Gjykatën e Lartë, kandidatë për drejtorë në Byronë e Lartë të Hetimit, gjyqtarë në Gjykatën e Apelit për Korrupsion dhe Krimit të Organizuar si dhe magjistratë. Inspektoriati i Lartë ka vijuar me zbatimin e tre ligjeve bazë për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, konfliktit të interesave, sinjalizimit dhe mbrojtjes së sinjalizuesëve.  Përgjatë vitit raportues janë administruar 3769 deklarata të interesave private, për të cilat u krye procesi i skanimit, kontrollit paraprak, si dhe kontrollit aritmetik dhe logjik mbi pasurinë. 762 subjekte u përfshinë në skemën e kontrollit të plotë dhe hetimit administrative dhe janë referuar pranë Prokurorisë, strukturave të Hetimit Tatimor, strukturave të Policisë 72 raste. Janë aplikuar 33 masa administrative me gjobë ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë.”