Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka pritur sot Presidentin e Këshillit të Lartë të Radio-Televizionit Turk, RTUK, z. Ebubekir Sahin. Gjatë takimit të organizuar në ambjentet e AMA-s, Kryetarja Krasniqi ka shprehur vlerësimin për mundësitë e reja të bashkëpunimit që hapen sot mes dy rregullatorëve, atij shqiptar dhe turk. “Ekspertiza jonë e përbashkët sot dhe nesër do të pasurojë shumë shkëmbimin e ideve dhe perspektivave midis autoriteteve tona rregullatore”, ka thënë ajo. “Kjo është e rëndësishme, sepse mendoj se vetëm kështu, ne mund të jemi të suksesshëm në punën tonë: duke ndarë idetë dhe planet tona për të përballuar sfidat e kohës, me të cilat po përballen aktualisht autoritetet që ne drejtojmë”.

Gjatë takimit, kryetarja Krasniqi ka bërë një prezantim të shkurtër mbi punën e

AMA-s dhe objektivat e arritura deri tani, siç janë miratimi i ndryshimeve në ligjin për mediat audiovizive në maj 2023 – Ligji për Mediat Audiovizive në Shqipëri u harmonizua plotësisht me Direktivën e BE-së 2018/1808, ose siç njihet ndryshe, Direktiva e ndryshuar për Shërbimet Mediatike Audiovizive, si dhe ndryshimet e propozuara, që aktualisht janë hedhur për konsultim publik dhe që janë të bazuara në 3 shtylla kryesore: përfshirjen e konceptit të matjes së audiencës; luftën kundër piraterisë së të drejtave të transmetimit; modifikimin e koncepteve të licencimit për transmetuesit rajonalë dhe lokalë që operojnë në nivel kombëtar.

Gjithashtu presidenti i RTUK, z. Sahin, pasi ka falenderuar për mikpritjen, ka theksuar sfidat kryesore ku është e përqendruar puna e rregullatorit turk, si dhe ka shprehur gatishmërinë për një bashkëpunim të gjatë dhe të vlefshëm për të dyja palët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne jemi shumë të fokusuar tek lufta kundër keqinformimit të publikut”, ka thënë ai. “Keqinformimi, në raste të caktuara, mund të cënojë edhe sigurinë kombëtare. Mund t’ju përmend kohën e Pandemisë psh. Pikërisht këtu nis edhe detyra, edhe përgjegjësia jonë. Në funksion të kësaj lufte, po punojmë që publiku turk të informohet nga kanale të sigurta informacioni”. Gjithashtu, Presidenti i rregullatorit turk, RTUK, ka shpjeguar se rëndësi e veçantë i kushtohet mbrojtjes së fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme audiovizive. “Fëmijët dhe familja tek ne janë një institucion i shenjtë”, ka thënë ai duke shtuar se herë pas here Këshilli i Lartë i Radio-Televizionit Turk, kryen anketime gjithëpërfshirëse për të mbledhur dhe analizuar opinionin publik turk, cfarë ata presin nga mediat audio dhe audiovizive, cfarë duan që të pasqyrohet në to. “Gjatë 5 viteve kemi organizuar 17 anketime”, ka thënë ai.

Drejtues të njesive të AMA-s kanë shpjeguar për delegacionin turk, mënyrën e organizimit të punës së përditshme, procesin e monitorimit, funksionin e Këshillit të Ankesave etj.

Më pas dy krerët e autoriteteve rregullatore kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi i cili bazohet në katër shtylla të rëndësishme:
– edukimin mediatik
– matja e audiencës
– hulumtimi i opinionit publik
– metodologjia e monitorimit

Memorandumi i hap rrugën kështu një bashkëpunimi të gjatë mes dy institucioneve, qoftë në përmirësimin e mëtejshëm të punës, në shkëmbimin e eksperiencave mes tyre apo edhe trajnimet e stafeve respektive. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";