Kryetari i LDK-së: Ne po na vdesin njerëzit në Kosovë, Albin Kurti e Qeveria e tij merret me fushatë në Shqipëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryetari i LDK-së: Ne po na vdesin njerëzit në Kosovë, Albin Kurti e Qeveria e tij merret me fushatë në Shqipëri

Kryetari i LDK-së, Lumir Abxhiku, ka reaguar ashpër për përfshirjen e Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij në fushatën zgjedhore në Shqipëri, ndërsa në Kosovë po vdesin njerëzit nga koronavirusi, edhe si pasoja e refuzimit të vaksinave nga Kurti, të ofruara nga Rama.

“Marrja me zgjedhje e protesta në Shqipëri – nga kryeministri, ministrat e deputetët e tij – në kohë kur nga 80 bashkëqytetarë në javë na vdesin në Prishtinë; kur të moshuarit e të rrezikuarit presin vaksinim, tregon papjekuri, tregon papërgjegjësi.

Përpjekja për të prekurit e familjet e tyre, për secilin tjetër që sot pret shpëtim – qoftë madje edhe si solidarizim – është një shembull sjellje prej lideri. Është lidership. Këtë punë, këtë shembull, këtë sjellje kjo Qeveri nuk po e jep dot!

Ajo i ka braktisur njerëzit e vet. Në vend të kësaj, në kulmin e krizës shëndetësore e ekonomike, pozita, e zgjedhur për të prirë këtu, ka zgjedhur të jetë opozitë protestash e fushatash në një tjetër shtet.

Advertisement

Duket se 14 shkurti është kuptuar si fund e jo si fillim. Por me këtë fillim të dobët, të dobët shumë, edhe muajt e mjaltit marrin fund. Keni përgjegjësi, mbani përgjegjësi”, shkruan ai.

Kosova është i vetmi vend në Europë, që nuk ka arritur dot të sigurojë vaksina kundër koronavirusit.

E megjithatë, Albin Kurti jo vetëm që ka refuzuar vaksinat e ofruara nga Shqipëria, por në vend që të lobojë për sigurimin e vaksinave për njerëzit që e kanë votuar për kryeministër, bredh lartë e poshtë nëpër Shqipëri bashkë me ministrat e deputetët e tij, për të bërë fushatë elektorale.

Ai kërkon rrëzimin e Ramës dhe ka besim se me tre kandidatët që ka futur në zgjedhje, do t’ja arrijë kësaj gjëje.

Advertisement

Por ndërkohë, ka harruar njerëzit e vet në Kosovë, të cilët e votuan t’i qeverisë, jo të merret me Edi Ramën.

(TemA)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy