Sektori i Hetimit të Mashtrimeve Kibernetike në Policinë e Tiranës ka organizuar operacionin “Virtual Shade”, duke vënë në pranga një 25-vjeçar.

I riu raportohet se qëndrimit në qytetin e Tiranës, nëpërmjet kartave virtuale, ka tentuar të bëjë blerje dhe të kryejë pagesa të ndryshme, në institucione të ndryshme financiare që operojnë vendin tonë.  

Policia ka rënë në gjurmët e tij, ndërsa i janë sekuestruar 1 automjet, 2 celularë, 1 laptop dhe 420 euro.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë qëndrimit në qytetin e Tiranës, nëpërmjet kartave virtuale, ka tentuar të bëjë blerje dhe të kryejë pagesa të ndryshme, në intitucione të ndryshme financiare që operojnë vendin tonë”, njofton policia.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai akuzohet për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”./vizionplus.tv