
Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka mbërritur në Tiranë, ku po zhvillon një vizitë zyrtare.
Kryeministrja Marin është pritur në një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama.
Advertisement
Pas Himnit, të dy kryeministrat kanë ecur në tapetin e kuq, ku që të dy janë përshëndetur dhe delegacionet, për t’iu drejtuar më pas zyrës së kryeministrit Rama.
Kryeministrja e Finlandës vjen në Shqipëri, në një kohë kur Finlanda dhe Suedia kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e NATO-s.
Advertisement
Më herët kryeministrja finlandeze ka zhvilluar vizitë edhe në Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut.
Advertisement