Zbardhet takimi i zhvilluar sot mes Ramës dhe një grupi fermerësh, të cilët protestuan para Kuvendit.
Sipas njoftimit të bërë publik nga zyra e shtëpit e Kryeministrit, vetë Rama dëgjoi kërkesat e parashtruara prej tyre, mbi aspekte të ndryshme të punës së tyre të përditshme dhe shpjegoi mënyrën e përdorimit të fondeve në mbështetje të fermerëve, duke e vëne theksin tek ndryshimi i qasjes së financimit nga qeveria.
“Të dy palët paskemi të njëjtin hall. Që do të thotë që ai 6% nuk shkon tek fermeri. Çfarë ka ndodhur konkretisht. Ne, pse e kemi bërë këtë, deri tani dhe pse do ta ndryshojmë? Deri dje ju dilnit në rrugë me ato tendat me karrocë ose kalë, ose do shkonit në treg vetë me prodhimin tuaj, gjë që ju bënte të mos kishit asnjë lloj hapësire për të ruajtur prodhimin për ditët kur është çmimi më i mire, por direkt atje se ju prishej në fushë. E dyta, gjë që e bën çmimin më të ulët për secilin sepse kush shet tek e tek, e jep për të mbijetuar, jo për të bërë biznes dhe e treta, grumbulluesit, ata që hedhin gurin dhe fshehin dorën tani, kanë marrë mbështetje nga kjo qeveri me vite për ato investime që kanë bërë atje. Kanë marrë mbështetje që të bëjnë pikat e grumbullimit me financim të përbashkët dhe ndërkohë, rolin e agjentit të qeverisë për ta çuar atë diferencë tek ju, nuk e kanë ruajtur.” – u shpreh Kryeministri.
Kreu i qeverisë shpjegoi se ndryshimi i qasjes së financimit nga qeveria është i duhuri, gjë e cila do të konkretizohet shumë shpejt, në dobi të fermerëve.
“Unë kam një argument shumë të thjesht. Po të ishte se gjendja do ishte uniforme për të gjithë, do thoja që ke të drejtë. Por nuk është uniforme. Sot, ka shifra eksportesh që vetëm rriten. Nga janari, në tetor janë më shumë, sesa janar-tetor 2019-2020. Këtu është çështje organizimi dhe çuarje e parasë në drejtimin e duhur, jo në drejtime që paraja ka devijuar. Çfarë ka ndodhur? Janë 9milionë dollarë në një sektor që ka 3,5miliardë. Për çfarë po protestohet këtu? Për këtë 9 milionë dollarëshin. 9 milionë dollarëshi nuk do të jepet më në atë formë, por nuk do të iki nga bujqësia. Madje është dyfishi sot, është i dyfishuar, për të shkuar drejtpërdrejtë tek fermeri. Po si do shkojë tek fermeri? Nuk shkon dot, tek e tek. Do të shkojë tek modelet që ndihmojnë këta, që të mos dalin në kosto e mos bëjnë nga këto aventurat individuale me instinkt, por të krijojnë bashkime. Kjo është arsyeja pse ne po ndryshojmë qasje sepse në fund të ditës qëllimi është ta formalizojmë sektorin dhe të dimë kush bën çfarë.” – detajoi Kryeministri.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Në përfundim të diskutimeve, Kryeministri i ftoi fermerët në një takim të dytë, për të shpalosur idetë e tyre se çfarë mund të bëhet më mirë në vijim.
“Unë po të jap fjalën këtu që javën tjetër ne ulemi. Kjo ishte e rastësishme. Nëse ju, na jepni ide që shkojnë, se me sa kuptoj unë dhe synimi është i njëjtë. Edhe ju nuk po kërkoni të hedhim lekët në ajër. Atëherë hajde të ulemi, nëse ju na jepni ne një ndihmë, me një ide më të mirë se ajo ide që kemi, ne bëjmë idenë tuaj, se nuk kemi asnjë shqetësim për këtë punë. Unë do jem komplet në dispozicion për ta bërë më të mirën me mundësitë që kemi. Rëndësi ka që për këtë bisedë u morëm vesh që kjo, siç ishte, nuk qëndron. Tani urdhëro, të ulemi e të shohim. Te zyra ime do takohemi. Hajdeni me shifra. Përgatituni mirë.” – u shpreh Kryeministri.
Në takimin me fermerët ishin edhe Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj.