Përreth 3 orë Monika Kryemadhi u mor në pyetje nga Prokuroria e Posaçme si personi që ka denoncuar faktet abuzive për incneratorin e Elbasanit.  Pas deklarimeve Kryemadhi foli për mediat duke thene:

 

“Jam thirrur si një nga kallëzueset kryesore të inceneratorit të Elbasanit për të verifikuar të gjithë dokumentacionet dhe për të shtuar provat e tjera që i shtohen. Sot paraqita prova të tjera për mashtrime dhe vjedhjen e parave të inceneratorit të Elbasanit,”-tha Kryemadhi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përkundër depozitimit të fakteve për inceneratorin e Elbasanit, e pyetur nga Vizion Plus nëse ajo po planifikon të dorëzojë prova edhe për dy inceneratorët e Tiranës dhe Fierit, ish kryetarja e LSI u përgjigj se gjithcka do të ndodhë hap pas hapi.