Përreth 3 orë Monika Kryemadhi u mor në pyetje nga Prokuroria e Posaçme si personi që ka denoncuar faktet abuzive për incneratorin e Elbasanit. Pas deklarimeve Kryemadhi foli për mediat duke thene:
“Jam thirrur si një nga kallëzueset kryesore të inceneratorit të Elbasanit për të verifikuar të gjithë dokumentacionet dhe për të shtuar provat e tjera që i shtohen. Sot paraqita prova të tjera për mashtrime dhe vjedhjen e parave të inceneratorit të Elbasanit,”-tha Kryemadhi.
Advertisement
Përkundër depozitimit të fakteve për inceneratorin e Elbasanit, e pyetur nga Vizion Plus nëse ajo po planifikon të dorëzojë prova edhe për dy inceneratorët e Tiranës dhe Fierit, ish kryetarja e LSI u përgjigj se gjithcka do të ndodhë hap pas hapi.