Kryemadhi: Rama teatër me punësimin e të rinjve, jo vetëm që nuk i punësoi, por mbylli mijëra biznese

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryemadhi: Rama teatër me punësimin e të rinjve, jo vetëm që nuk i punësoi, por mbylli mijëra biznese

Kryemadhi shfrytëzoi një takim në Shkodër me strukturat e LSI për të akuzuar kryeministrin Rama se po bën teatër me premtimet për ta fokusuar vëmendjen tek punësimi I të rinjve. Sipas kryetares së LSI, kreu I qeverisë jo vetëm që nuk i punësoi të rinjtë, por mbylli me qindra e mijëra biznese

 

 

Teatri më i madh është kur dëgjojmë dje “Deputetin që duam”, ku dëgjojmë sesi Kryeministri pasi largoi mbi 150 mijë të rinj dhe të reja nga Shqipëria sepse nuk i ofroi punë, nuk i ofroi garancinë e diplomave, ku familjet e tyre u detyruan për të paguar për t’i shkolluar dhe ata nuk kishin asnjë mundësi punësimi, ngritën plaçkat në krah dhe kanë ikur jashtë Shqipërisë. Dëgjojmë sesi ai do të fokusohet për punësimin e të rinjve dhe të rejave, ky njeri që jo vetëm nuk punësoi, por mbylli me qindra mijëra biznese në Shqipëri, shkatërroi ekonominë shqiptare dhe e ktheu atë në duart e 2-3 oligarkëve, të cilët nuk janë as oligarkë me punë, janë oligarkë të emëruar. Sepse janë pasuruar me buxhetin e shtetit, me veprimtarinë ku thjesht një firmë e Edi Ramës u ka dhënë atyre 46% të buxhetit të shtetit, me të cilin tallen dhe bëjnë hajgare me paratë e shqiptarëve.

Advertisement

 

Kryemadhi tha në Shkodër se është e rëndësishme që njerëzit të votojnë më 25 prill, që t’i rikthejmë pushtetin të rinjve.

 

Prandaj më 25 prill ta ndërrojmë këtë klasë politike, ti rikthejmë pushtetin të rinjve dhe të rejave jo sepse i duam thjesht si të rinj dhe të reja në kuadrin e vitit të lindjes por i duam të rinj të reja në mentalitet, në frymë, në energji sepse Shqipëria sot më shumë se kurrë ka nevojë për këtë energji. Prandaj Zoti ju ruajt ju, familjet tuaja, të na e bëjmë rrugën mbarë dhe jam e bindur që 25 prilli për hir të së  vërtetës ka për ë qenë surprizë.  Ka për të qenë surprizë edhe për fatin tonë të madh të kodit zgjedhore dhe ndryshimeve Kushtetuese që Edi Rama ka bërë, që i mendoi për ti bërë hile opozitës por ka për ta ngrënë vetë dhe më vjen shumë keq për të dhe për rilindësit që e ndjekin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy