
Nga Kamza kryetarja e LSI Monika Kryemadhi akuzoi kryeministrin Rama se dështoi në menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.
Gjate një takimi me mbështetës të LSI, Kryemadhi deklaroi se mijëra biznese janë mbyllur dhe familjet shqiptare e kanë më të vështirë të përballojnë jetesën.
MONIKA KRYEMADHI
AdvertisementKRYETARE E LSI
“Në fakt dëgjojmë rëndom se si artikulohet dhe thuhet që Shqipëria po buzëqesh, por e vetmja buzëqeshje që ne shohim është ngërdheshja e Kryeministrit tonë në maskën në fytyrë, sepse edhe vetë ai nuk është i lumtur dhe i gëzuar për shkak të situatës që e ka krijuar ai vetë.
Një kryeministër i cili ka qenë i paaftë për të menaxhuar një Shqipëri në normalitet dhe e futi në krizë atë dhe sot normalisht që do të jetë totalisht i paaftë për të përballuar dhe menaxhuar një situatë të tillë prej pandemisë por edhe pas tërmetit.”
Kryemadhi ka theksuar se LSI do të bëjë më shumë për Kamzën pasi, ky qytet nuk prodhon vetëm mitingje, por edhe profesionistë që mund të japin kontribut në zhvillimin e këtij qyteti