Kryemadhi prezanton “fituesit”: Ja kandidatët për deputetë në 12 qarqe (EMRAT)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryemadhi prezanton “fituesit”: Ja kandidatët për deputetë në 12 qarqe (EMRAT)

Levizja Socialiste per Integrim ka prezantuar kandidatet per deputet ne 12 qarqet e vendit per zgjedhjet e 25 prillit.

Te gjithe emrat e kandidateve u bene te ditura nga vete drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhi ne nje dalje te posacme per mediat. Mes te tjerash, Kryemadhi tha se ky eshte ekipi fitues i zgjedhjeve parlamentare.

 

Jam shumë e lumtur, që në këtë ditë të gruas, unë të dorëzoj pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, listat e kandidatëve që do të përfaqësojnë Lëvizjen Socialiste për Integrim në Parlamentin e Ardhshëm, i cili do të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit.Jam shumë e lumtur që ky proces ishte një proces shumë i shëndetshëm, shumë transparent dhe që krijoji një moment bashkimi të jashtëzakonshëm vlerash shoqërore, profesionale dhe morale.Kjo skuadër e madhe, që do të përfaqësojë Lëvizjen Socialiste për Integrim në të gjithë vendin, do të drejtojë shqiptarët drejt ndryshimit që të gjithë presim me padurim, për përmbysjen e një klike qeveritare antipopull, antishtet dhe antivlera.Këta të rinj dhe të reja, burra dhe gra plot vullnet e të palodhur, janë garanci për një garë fituese dhe të shkëlqyer si dhe për një qeverisje të mirë dhe të drejtë për qytetarët dhe për vendin., beri te ditur Monika Kryemadhi ne nje dalje per mediat.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy