Kryemadhi vijoj takimet në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit duke u ndalur mengjesin e kësaj të mërkure në Vorë.
Ky qytet sipas drejtueses së LSI, është kthyer në një qytet fantazmë për shkak të rindërtimit.
Situata në vend është tepër e vështirë, pasi kemi njerëz që kanë humbur vendet e tyre të punës, bizneset po shkojnë drejt falimentimit, taksat e larta, çmimi i lartë i energjisë elektrike janë gjëra që çdo ditë e më shumë po ja marrin frymën ekonomisë dhe familjes shqiptare. Unë dje kam qenë gjithë ditën në qytetin e Fierit dhe edhe në këtë qytet, edhe atje çdo gjë ishte e bllokuar. Ndërkohë sot jemi këtu në Vorë, ku në orët e para të mëngjesit duhet të ketë një lëvizshmëri të madhe për shkak të zonës, që është një zonë industriale dhe bujqësore, por që është kthyer në një qytet fantazmë, për shkak të asaj politike jo vetëm diskriminuese por edhe që ka grabitur pronën e qytetarëve të Vorës. Ne kemi qenë edhe më përpara në pallatet e dëmtuara nga tërmeti, ku faktikisht banorët jo vetëm që nuk kanë asnjë bonus qiraje, por nuk kanë asnjë plan se ku do të jetojnë, nëse pallatet e tyre do të shemben apo do të rindërtohen, apo rikonstruktohen.Është shumë e kollajshme për të thënë që po menaxhon një situatë për shkak të rindërtimit, apo për shkak të tërmetit, por nga ana tjetër mungesa e sigurisë dhe e garancisë që shteti i jep banorëve ëhstë shumë e madhe.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Kryemadhi tha gjithashtu se infermierët e Vorës kanë ankesa për mungesë mjetesh pune.
Jo më larg se para disa ditësh, ditën e diel, ne patëm një denoncim nga mjekët dhe infermierët e qendrës shëndetësore të Vorës, të cilët i kanë drejtuar një peticionin ministres së Arsimit dhe Drejtorisë Shëndetësore të Tiranës për shkak të mungesës jo vetëm të vëmendjes, por edhe të mbrojtjes së tyre. Mungesa e maskave, mungesa e dezinfektantëve, mungesa edhe e respektit të këtij personeli. Dhe reagimi i institucioneve është zero dhe nga ana tjetër shikojmë një propagandë që bëjnë sikur po përgjërohemi për mjekët, nga ana tjetër pastaj një degradim të sistemit shëndetësor që është kthyer në gjobë vënie. Pra, kemi disa anë monedhe, që kanë krijuar hapësira të mëdha abuzimi me këtë kategori.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";