Kryemadhi në Vlorë: Sot shqiptarët janë më të varfër se 4 vite më parë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryemadhi në Vlorë: Sot shqiptarët janë më të varfër se 4 vite më parë

Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me të rinj në qytetin e Vlorës ku tha mes të tjerash se sot në të gjithë Shqipërinë shqiptarët janë më të varfër se ç’kanë qenë 4 vite më pare.

 

Dfrejtuesja e LSI rënditi një sërë arsyesh pse sipas saj të rinjtë po largohen gjithnjë e më shumë nga vendi.

 

Advertisement

Sot shqiptarët paguajnë më shumë taksa se ç’paguanin 4 vite më parë, mbyllen më shumë biznese se ç’kanë qenë 4 vite më parë. Ndërkohë qe edhe mundësia e punësimit për të rinjtë dhe për të rejat çdo ditë dhe më shumë tkurret kur ndërkohë secili prej atyre që ka arritur diçka me forcën e vetë kërkon të largohet nga Shqipëria sepse hapësirat janë të  pamundura. Sot në Vlorë jam e bindur që është shumë e vështirtë për të gjetur mjekë dhe infermierë sepse të gjithë po ikin drejt Gjermanisë. Ndërkohë që dëgjojmë vetëm batuta dhe barcaleta kur nuk ka një program, nuk ka një vizion, nuk ka një ide, nuk konkurrojnë dot  me programin, nuk konkurrojnë dot me ide. Dhe ajo që është një nga pikat tona më të forta ne si LSI jo vetëm që mbajmë fjalën por iu qëndrojmë premtimeve tona.

 

Kryemadhi tha se LSI ka diskutuar edhe disa plane të zhvillimit ekonomik dhe për Vlorën dhe turizmin.

 

Advertisement

 

Jam e bindur që me të gjithë të rinjtë dhe të rejat e LSI por dhe të gjithë ata studentë, pedagogë dhe profesionistë të rinj do të krijojmë një Vlorë tjetër që do të jetë shtëpia e vlonjateve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy