Kryemadhi u ndal këtë të shtunë paraditë në disa takime me banorë të Peqinit.

Ajo tha se në këtë qytet ka mungese te qartë investimesh dhe mungesë të madhe vëmendje prej 8 vitesh.

 

Sot është një ditë me diell, por bën shumë ftohtë, një nga ditët më të ftohta të vitit dhe balta ka ngrirë dhe nuk e ndjen në këmbë, por problemet janë të përditshme, por jo vetëm këtu në Peqin, por edhe në çdo cep të Shqipërisë, pavarësisht se fasada mund të jetë e ndryshme për shkak të ngjyrës, për shkak të zonës, për shkak të mentalitetit, por problematike është e njëjta: Taksa të larta, mungesa e vendeve të punës, paga të ulëta dhe të papaguara. Po ashtu kemi edhe mungesën e autoritetit të shtetit për ti ndihmuar qytetarët e saj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Drejtuesja e LSi shtoi se taksat e larta dhe mungesa e subvencioneve kanë penalizuar bujqësinë.

 

Nga eksperienca ime që kam pasur edhe më parë, peqinasit janë njerëz punëtorë, të cilët çdo ditë e më shumë i përkushtohen punës së tyre, tokës së tyre, ashtu sikurse edhe nga ana tjetër e kanë shumë të pamundur mbijetesën përsa i përket taksave të larta, mungesa e subvencioneve për ata që merren me bujqësi, por nga ana tjetër brenda qytetit problem është mungesa e rrugëve dhe infrastrukturës.Pak para se të vinim këtu ishim në një kafe brenda në qytet, ku u takova me dy mësues rastësisht, ishin çift burrë e grua, të cilët po flisnin për problemet e arsimit dhe u shprehën se cilësia e mësimdhënies te fëmijët është shumë e dobët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";