Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me të rinjtë në Pogradec ku kërkoi nga të gjithë që në 25 prill të shkojnë në kutite e votimit që ti japin njëherë e mirë goditjen kësaj fatkeqësie që po I ndodh Shqipërisë.
Fokusi ynë është që më 25 prill ne ti japim goditjen kësaj fatkeqësie që po i ndodh Shqipërisë. Ndoshta e gjithë klasa politike ka një përgjegjësi jashtëzakonisht të madhe për këtë situatë që jemi sot por më mirë vonë sesa kurrë,. Të reagojmë bashkërisht, me prindër, me shoqëri, me miq me shokë, me komshinj që më 25 prill ne ti drejtohemi kutive të votimit. Është e rëndësishme që ti drejtohemi kutive të votimit në mënyre të tillë që ti japim fund kësaj rrjedhje të trurit dhe të rinisë shqiptare.
Drejtuesja e LSI tha e prioritet i LSI do të jenë të rinjte, të cilët duhen stimuluar që të mos largohen masivisht nga vendi sic po ndodh tani.
Një nga problemet kryesore që kemi ne sot është largimi i të rinjve. Sot spitalet tona nuk kanë më mjekë dhe infermierë dhe jo vetëm që nuk i shërbejnë dot qytetarëve por kthejmë pastaj dhe në abuzues në këtë situatë pandemie. Sot shkollat tona po varfërohen çdo ditë dhe më shumë për shkak të mungesës së mësuesve apo dhe të cilësisë së mësimdhënies. Nga ana tjetër ne kemi një ekonomi e cila nuk ofron mirëqenie dhe një vend pune të garantuar. Por ne duhet të ndryshojmë këtë sistem dhe vota e të rinjve duhet të jetë një votë e cila nuk është thjesht ndëshkuese ndaj politikes por përveç se duhet të jetë ndëshkuese duhet të jetë dhe vendimmarrëse për të krijuar mentalitetin tek pulitka shqiptare që fatin e të rinjve nuk e kanë politikanët, nuk e kanë deputetët, nuk e kanë qeveritë. Fatin e të rinjve e kanë vetë të rinjtë. Qeveritë ikin e vijnë, politikanë ikin e vijnë, ndërsa rinia jonë është ajo që është e përhershme këtu.