Kryemadhi kallëzon në SPAK ish-bashkëpunëtorin e ngushtë Lefter Koka dhe kryebashkiakun e Fierit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryemadhi kallëzon në SPAK ish-bashkëpunëtorin e ngushtë Lefter Koka dhe kryebashkiakun e Fierit

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dorëzon në SPAK kallëzim penal ne ngarkim te ish-Ministrrit te Mjedisit Lefgter Koka, njekohesisht bashkepunetor i ngushte i saj per nje periudhe te caktuar.

Po ashtu LSI, ka paditur edhe ish-sekretarin e Përgjithshëm te kësaj ministrie, sot deputet i Partisë Socialiste, Alqi Bllako dhe kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi .

Në kallëzimin e LSi thuhet se keta tre funksionare dhe ish-funksionare te larte kanë kryer dy vepra penale atë të ‘Shkeljes së barazisë në tendera’ dhe ‘Shpërdorimin e  Detyrës’.

 

Advertisement

Më poshte akuzat dhe pretendimet e LSI për  incerenatorin e Fierit, reflektuar në kallëzimin që është dorëzuar në SPAK:

 

1. Procedura është publikuar si ‘Tender Kombëtar’, ndërkohë që sipas vlerës duhej të ishte ‘Tender i Hapur Ndërkombëtar’. Kjo ka sjellë kufizimin e konkurrencës, faktin që ka marrë pjesë vetëm një subjekt. Vepra Penale: ‘Shkelje të Barazisë së Pjesëmarrësve në Tendera’.

2. Ka ndryshuar vendi ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit. Nga një sipërfaqe 6 hektarë pa pagesë në Portëz, ka kaluar në një sipërfaqe 11.3 hektarë, sipërfaqe kjo që duhej të shpronësohej, duke i sjellë dëm ekonomik shtetit shqiptar në vlerën 46 milionë lekë të reja. Vepra penale: ‘Shpërdorim Detyre i ish-Ministrit Lefter Koka dhe Kryetarit të Bashkisë Fier, Armando Subashi.

Advertisement

3. Tre ditë pas firmosjes së kontratës, ka ndryshuar një nga anëtarët e bashkimit të shoqërive ofertuese të shërbimit. Pa verifikuar më parë kriteret e kualifikimit dhe pa marrë miratimin nga Ministria e Financave. Vepra Penale: ‘Shpërdorim Detyre’ dhe ‘Shkelje e Barazisë së Pjesëmarrësve në Tendera’.

4. Nga 20 muaj që parashikohej të ndërtohej impianti(Propozimi i Fituesit), me marrëveshje të firmosur nga Alqi Bllako, është zgjatur afati deri në 31 Mars 2021. Pra, me shumë se 5 vjet, duke bërë që të rrëzohej pretendimi i ngritur nga palët për situatën e emergjencës mjedisore.

5. Publikimi i Procedurës është kryer pa marrë miratimin nga Ministria e Financave, që është e detyrueshme me ligj.

6. Zhvendosja e incerenatorit u bë duke shkelur ligjin lidhur me detyrimin për të marrë mendimin e komunitetit të banorëve të zonës

Advertisement

 

Pas padisë për incerenatorin e Tiranës dhe Elbasanit, Kryemadhi ka dorëzuar në SPAK, një tjetër padi edhe për incerenatorin e Fierit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy