Për afro 3 orë, deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me inceneratorin e Tiranës.
Ajo u thirr në SPAK pas publikimit të pamjeve që sipas Kryemadhit tregojnw se në Sharrë mbetjet nuk ndahen, riciklohen apo incenerohen, por vetëm mbulohen në tokë.
Pas daljes nga prokuroria, Kryemadhi tha se do të paraqesë edhe prova të tjera.
MONIKA KRYEMADHI
DEPUTETE
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Do të dorëzoj dokumente të tjera në lidhje me këtë. E di që është e vështirë por kam besim të plotë se gjërat do të bëhen. Drejtësia të triumfojë për qytetarët shqiptarë që paguajnë një kompani ‘ofshore’ e cila grabit 29 euro për ton mbetje. Kjo është një kontratë që vazhdon për 30 vite, ndryshe nga Elbasani dhe Fieri. Pra ne vazhdojmë e paguajmë edhe pse nuk incenerohet, nuk diferencohen mbetjet. Ka dokumente të tjera, ka fakte të tjera.
Kryemadhi është thirrur edhe më herët në SPAK për inceneratorin e Elbasanit.