Kryediplomati italian thirrje BE-së: Mos e pengoni Shqipërinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryediplomati italian thirrje BE-së: Mos e pengoni Shqipërinë

Kur ende për Shqipërinë nuk ka një datë për mbajtjen e  konferencës së parë ndërqeveritare që zyrtarizon nisjen e negociatave anëtarësuese, ftesa e Luigi Di Maio, Ministrit të  Jashtëm të Italisë,  për Bashkimin Evropian është të mos hezitojë në vendimmarrjen e saj. Shqipëria jo më jashtë familjes evropiane.

 

LUGI DI MAIO

MINISTER I JASHTEM I ITALISE

Advertisement

Lidhja jonë që tashmë është e fortë e gjen mbështetjen dhe në NATO, nuk mund të mos quhemi të kënaqur, vetë Evropa nuk e quan vërtetët të bashkuar nëse qëndron jashtë Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor, ne do angazhohemi që kjo gjë të ndodh sa më shpejt. Ftesa jonë është që të mos jenë ngurues dhe t’i hedhin poshtë paragjykimet e tyre. E ardhmja evropiane nuk mund te lihet mënjanë Evropa duhet te bëje një zgjedhje historike, duhet të fillojë me vrull zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

Në të dytën ditë vizitë në Itali për 30 vjetorin e emigrimit të shqiptarëve drejt Italisë, raporton Vizion Plus, kryeministrit Edi Rama iu dha çmimi “Rrënja e Pulias”. Motivacioni i lexuar nga presidenti i rajonit të Pulias, Michele Emiliano, ishte në emër të miqësisë mes shqiptarëve dhe puliezëve.

 

Advertisement

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Italia është avokatja jonë në të gjitha sallat ku Shqipëria është nën akuzë. Nëse do ta përfytyronim Shqipërinë pa Italinë, dhe të lejmë pjesën tjetër të botës, Shqipëria nuk do të ishte ajo që është sot. Do të ishte në një pozicion më të brishtë se ky që jemi. Nuk është ende ajo që duhet të ishte nga pikëpamja ekonomike, e drejtësisë, edukimit apo e shëndetësisë, por është shumë më ndryshe nga sa ishte më parë dhe shumë më e fuqishme.

Advertisement

 

Në Bari, kreu i qeverisë u prit edhe nga kryebashkiaku, Antonit Decaro, për të përkujtuar eksodin më të madh të shqiptarëve 30 vite më parë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy