Kryebashkiaku Erion Veliaj priti në një takim Zëvendës Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, të cilit i dhuroi “Çelësin e Qytetit”, simbolikë e mikpritjes për Tiranën.
ERION VELIAJ
KRYETAR I BASHKISE TIRANE
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Jemi shumë krenarë për ty dhe punën tënde. Përtej krenarisë që vjen prej trashëgimisë së përbashkët shqiptare, ke pasur urtësinë, inteligjencën, kurajën që të organizosh një strukturë multi-etnike me mendje të hapur, me ide të hapura, për të mbajtur një vend të vogël, që është një fqinj shumë i çmuar për ne. Njeriu nuk i zgjedh dot fqinjët, por nëse do zgjidhnim fqinj njerëz progresistë, me nevojën për të qenë të orientuar drejt perëndimit, nuk do ishte e mundur pa kontributin tënd, e sidomos vitet e fundit kur roli yt ka qenë vendimtar.
Ndërsav zv/kryeministri i Malit të Zi, tha se Tirana është bërë për t’u marrë shembull për zhvillimin që ka pësuar vitet e fundit.
DRITAN ABAZOVIC
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
ZV/KRYEMINISTER I MALIT TE ZI
Është nder i madh të marr ‘Çelësin e Tiranës’ nga miku im Erion Veliaj. Me kryeministrin Rama jemi dakordësuar për të ndërtuar një urë për zvogëlimin e distancës mes dy shteteve, që njerëzit të kalojnë për pesë minuta nga Mali i Zi në Shqipëri dhe anasjelltas. Jam i bindur se kur të ndërtohet ura, ajo nuk ka për të pasur kufij formal që tani ekzistojnë. Jeta jonë duhet të jetë pa kufij, këtë frymë e demonstron Tirana kohët e fundit, me një zhvillim të jashtëzakonshëm që konsiderohet edhe në Mal të Zi si një shembull se si duhet të zhvillohet qyteti
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Më tej, Veliaj vuri theksin te forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve dhe tha se të rinjtë, sidomos në 2022 kur Tirana do jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, duhet të kapërcejnë kufijtë dhe të zhvillojnë projekte dhe biznese me njëri-tjetrin.