Ervin Demo, kryebashkiaku i Beratit, në një intervistë për “Quo Vadis”, ka treguar arsyet pse turistët duhet me patjetër ta vizitojnë qytetin e një mbi një dritareve.
Teksa flistet për efektet që pandemia la në gati një vit e gjysmë te turizimi, i cili është edhe sektori prioritar në këtë qytet, Demo vuri theksin te rikthimi i vizitorëve, veçanërisht muajt e fundit.
“Berati nuk shijohet në një ditë. Qyteti ka shumë më tepër për të zbuluar. Berati ka qenë pjesë e vuajtjes që kanë pasur qytetet e lidhura ngushtësisht me turizmin. Në Berat, turzimi është një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik. Ky vit nuk ka qenë i lehtë…Duke filluar nga muajt e fundit, rivitalizimi i vizitorëve në qytet ka filluar, ata janë jo vetëm të huaj, por edhe vendas. Por nuk jemi në atë shkallë që duhet të ishim. Në vitin 2019 ka pasur një numër të jashtëzakonshëm turistësh. Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë situatë që të bëjmë përmirësimet e duhura. Vetë qyteti, nga pikëpamja e infrastrukturës ka bërë disa ndërhyrje jo të vogla. Do të kemi një trasnformimi të gjithë pjesës mesjetare të qytetit. Berati ka shumë gjëra për të ofruar. Një nga qytetet simbol të Shqipërisë. Ka shumë për të ofruar, jo thjesht për pamjet dhe lagjet mistike, por është një asambël i jashtëzakonshëm natyror. Agroturizmi është duke u zhvilluar me një shpejtësi shumë të shpejtë.”
Sipas Demos, një nga gjërat që duhet të përmirësohet është jeta e natës:
“Një nga gjërat që duhet të përmirësojmë më fort, do të jetë patjetër që jeta e natës do të jetë shumë herë më vibrante në këtë qytet, i cili është shumë enigmatic gjatë ditës, dhe nata do të jetë po aq enigmatike.”