Policia e Krujës goditi disa raste të kulitivmit të bimëve narkotike. Dy shtetas, A. B., 54 vjeç, banues në fshatin Halil dhe R. S., 19 vjeç, banues në fshatin Nikël, u arrestuan sepse gjatë aksionit efektivët gjetën kanabis, që secili e kishte mbjellë në oborrin e shtëpisë së tij.
Blutë e Krujës prangosën edhe 18-vjeçarin O. K. sepse gjatë kontrollit fizik iu gjet kanabis me vete.
Advertisement
Në prangat e policisë ra edhe një 34-vjeçar me inicialet L. D., që ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Advertisement