Kriza e çmimeve rrezikon shlyerjen në kohë të kredive të vogla të marra nga qytetarët në institucionet mikrofinanciare.

 

Gjatë vitit 2021, referuar të dhënave të Shoqatës së Mikrofinancës, pati një kërkesë të shtuar për mikrokredi, duke dhënë gjithsej 261 mijë kredi. Pjesa më e madhe e tyre ka shkuar për individët, rreth 238 mijë, pasuar nga biznesi, rreth 16 mijë dhe në fund fermerët me rreth 6 mijë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por kur në vend po rritet varfëria e po ulet konsumi, në pjesën e dytë të vitit pritet të reflektohen probleme me pagesën e detyrimeve.

BRUNILDA ISAJ
SHOQATA E MIKROFINANCES SHQIPTARE

“Gjashtëmujori i dytë i këtij viti do të jetë vërtet tregues për impaktin që zhvillimet e fundit kanë për biznesin, por edhe individët gjithashtu nuk mbeten të paprekur sepse rritja e çmimeve ka ndryshuar strukturën e shpenzimeve të familjeve dhe ne gjykojmë që do të preket gjithashtu edhe kapaciteti për të paguar huatë. Ka një rrezik të shtuar për të mos i shlyer dot kreditë në kohë, por ne jemi të përgatitur qoftë në nivelin e kapitalizmit, qoftë edhe me skemën për qytetarët dhe bizneset për t’iu ofruar lehtësi, për t’i ristrukturuar detyrimet e tyre, për t’i përshtatur me situatën e re financiare. Kjo ndodhi në masë edhe gjatë periudhës së pandemisë, ku rreth 40 mijë klientë ristrukturuan kreditë e tyre.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por për çfarë nevojash shqiptarët marrin më shumë kredi në institucionet mikrofinanciare?

BRUNILDA ISAJ
SHOQATA E MIKROFINANCES SHQITARE

“Kreditë shumë të vogla, që janë nën 100 mijë lekë, përdoren kryesisht për shpenzime të papritura të familjes, për shpenzimet që dalin jashtë rutinës së tyre, ndonjëherë edhe për pagesa utilitetesh apo për të shlyer ndonjë borxh të vogël që kanë kundrejt palëve të treta. Ndërkohë, kreditë që janë kredi konsumatore përdoren për blerje pajisjesh elektronike, janë kredi që e kanë të shprehur qëllimin e tyre dhe janë të strukturuara në përputhje me nevojat e qytetarëve. Nga ana e bizneseve kryesisht nevoja vjen për kapital qarkullues, vështirësitë e cash-it në nevojat e tyre të përditshme dhe më pak për investime.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sa iu takon normave të larta të interesit për kredimarrësit, Mikrofinanca thotë se ato vijnë si pasojë e rrezikut që merret përsipër, duke financuar shtresa me të ardhura të ulëta.