Kriza energjitike/ Rama: Nesër plani për mbrojtjen e familjeve e biznesit të vogël

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kriza energjitike/ Rama: Nesër plani për mbrojtjen e familjeve e biznesit të vogël

Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama bëri me dije se nesër do të publikohet plani i posaçëm për përballimin e krizës që ka prekur vendin.

Rama theksoi se ekspertet mendojnë se kriza do të jetë prezente me kulmin e saj deri në mesine vititi të ardhdhsëm dhe mendojnë se edhe pas kapërcimit të kulmit çmimet nuk do të kthehen para shfaqejs së krizës. Ndërkohë kryeministri theksoi se detyra e qeverisë është të mbrojë konsumatorët.

Sipas tij, plani për përballimin e krizës do të ketë një rend prioritetesh duke pasur parasysh ata që janë më në nevojë e duke shkuar më lart.

“Ajo që ne na takon është që të mbrojmë konsumatorët tanë. Sigurisht me një rend prioritetesh duke pasur parasysh ata që janë më në nevojë e pastaj duke shkuar lart përmes biznesit më të vogël deri tek ata më te mëdhenj”, tha Rama.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy