Eksperti i Ekonomisë, Sherefedin Shehu ka reaguar pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama për krizën energjitike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehu thekson se kriza në Europë është shkaktuar nga problemet me gazin natyror dhe ne energjinë e kemi ujore dhe skemi fare lidhje me të.

Mes të tjerash ai nënvizon se problemi ynë është problem menaxhimi që na e ka krijuar Rama.

Z. Rama na paralajmëroi sot se këtë dimër nuk do të kemi drita mbasi do të ketë krizë energjetike. Dhe për këtë krizë nuk e paska fajin Rama mbasi na e paskan krijuar të tjerët që nënkupton Europën.
Po zoti Rama a e di se kriza në Europë është shkaktuar nga problemet me gazin natyror dhe ne energjinë e kemi ujore dhe skemi fare lidhje me të. Madje dje na the se Shqipëria do të bëhej superfuqi energjetike.
Pra problemi yne është problem menaxhimi që na e ka krijuar z. Rama. Ato reformat e tij te “suksesesshme” të sektorit energjetik për të cilat vdiqen në burg qytetarë që nuk përballonin dot faturën e energjisë paskan qënë dështime. Është mirë të thotë për to një fjalë edhe Banka Botërore që e mburri Qeverine për këto reforma te deshtuara.
Zoti na ruajt! Se me qeverisjen e Ramës dhe opozitën e Bashës na ka marrë lumi.”-shkruan Sherefedin Shehu.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";