Për të gjithë besimtarët ortodoksë në qytetin e Beratit,mesnata solli lajmin e gëzuar se “Krishti u ngjall”,e bashkë me të u ringjall edhe shpresa për botën.Ceremonia e Pashkës në Berat u kremtua në Katedralen “Shën Dhimitri” dhe u drejtua nga At Joan Qako.Ceremonia e shenjtë u ndoq nga qindra besimtarë ortodoksë,të cilët ishin mbledhur brenda dhe jashtë ambienteve të Katedrales,duke u lutur në një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit të krishterë për më shumë paqe dhe jetë më të mirë.Besimtarët ortodoksë beratas morën pjesë fillimisht në meshën për ringjalljen e Krishtit,që u drejtua nga At Joan Qako,i cili kryesoi edhe lutjen e traditës sipas liturgjisë,me lutje ndaj Zotit dhe duke respektuar të gjitha ritet e kësaj feste.Më pas,besimtarët ortodoksë morën dritë nga drita e Zotit, duke ndezur qirinj nga imzot Ignati,dritë që çdo besimtar ortodoks e përcjell me vete në shtëpinë e tij,si shenjë mirësie dhe për të marrë bekimin e Zotit.Mesnata,që shënoi edhe ringjalljes e Krishtit,kulmoi në sheshin qendror të qytetit,jashtë Katedrales “Shën Dhimitri”,ku të gjithë besimtarët ndriçuan qytetin me dritën e Zotit,me qirinj në duar.Besimtarët ortodoksë beratas uruan të gjithë besimtarët ortodoksë në të gjithë Shqipërinë për më shumë paqe,begati e mirësi në çdo familje shqiptare.